U nda nga jeta pas infektimit me Covid-19, miqtë përkujtojnë Marko Bellon

Ish-ministri dhe ish-deputeti Marko Bello i ndarë nga jeta për shkak të koronavirusit, është kujtuar nga kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij ndër vite.

Deputetë dhe ish deputetë të Kuvendit, ministra dhe ish ministra, anëtarë të Grupit të Lutjeve, dhe kolegë nga gjithë spektri politik shqiptar, u mblodhën në një mëgjes përkujtimor.

Një njeri që kishte aftësinë t’i ç’dramatizonte gjërat njësoj kur ishte adoleshent, edhe kur ishte burrë. Kishte dy veti, ishte njeri i vendosur në vendimet e tij dhe shumë i paqtë. Kujtimi i Markos në më shumë se politikanin, do të kujtojmë njeriun që e tejkalonte këtë. Për Markon s’kam ç’të them tjetër veçse një njeri shumë i mençur, shumë paqësor dhe i këndshëm. Ishte një njeri i cili këtë ia transmetonte edhe të tjerëve, Marko ishte si një enciklopedi lëvizëse. Kemi dëshirën të themi gjëra të mira, sepse ndjejmë detyrimin”, kanë thënë miqtë e tij.

Në këtë takim morën pjesë dhe bashkëshortja Silvana dhe fëmijët, Nensi dhe djali Marsidi, i cili foli në emër të familjes.

“Jan pikërisht këto momente që sjellin në jetë fragmente nga kontributi dhe angazhimi i tij.”

Të gjithë pjesëmarrësit vlerësuan Markon, si një politikan serioz dhe njerëzor, që diti të ndërtojë ura komunikimi, ndërmjet pozitës dhe opozitës, për Integrimin Europian të Shqipërisë, si Ministër i Integrimit Europian.

Takimin e përshëndetën miq të Mëngjesit të Lutjeve nga SHBA, Anglia dhe rajoni.