Durrës: I riu kapet me 2 mina me telekomandë, do i shiste për 2 mijë euro

Një 29 vjeçar është arrestuar pasi është kapur me 2 mina me telekomandë, të cilat ky shtetas do t’i shiste me çmimin 2000 euro, informon sot policia e Durrësit.

Shtetasi V. N. banues në Sukth, Durrës  u ndalua në afërsi të vendit të quajtur "Muzeumi".

Ai ishte dënuar më parë për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë".

Policia kishte informacione se një shtetas lëvizte me lëndë eksplozivi me vete dhe organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar "Telekomanda"

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit".