Covid-19 në Kosovë/ 8 viktima dhe 453 raste të reja në 24 orë

8 viktima dhe 453 raste të reja. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Kosovë.

Krahasuar me ditën e djeshme, vihet re një rritje e fataliteteve, por dhe e numrit të infeksioneve ditore.

Vatra më e nxehtë në vend mbetet Prishtina me 183 raste.

Shpërndarja e rasteve të reja sipas komunave:

Prishtinë 183 raste, Mitrovicë 37 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Prizren 20 raste, Gjilan 18 raste, Pejë 17 raste, Drenas 16 raste, Ferizaj 15 raste,  Vushtrri 13 raste, Podujevë 11 raste, Malishevë 9 raste, Gjakovë 8 raste, Klinë 8 raste,  Lipjan 8 raste, Obiliq 8 raste, Suharekë 7 raste, Istog 7 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Graçanicë 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Dragash 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Junik, Shtërpcë dhe Ranillug.

Lajm i mirë është shërimi i 483 pacientëve duke e çuar numrin total të tyre në mbi 35 mijë.

Me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive është afro 48 mijë, prej të cilave mbi 11 mijë janë aktive.