Salih Mustafa para Speciales, konfirmohen aktakuzat ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj

Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, ka dalë për herë të tretë para Gjykatës Speciale në Hagë.

Ndrkohë, janë konfirmuar aktakuzat nga Gjykata Speciale ndaj kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj. Këtë e ka bërë të ditur avokati Tomë Gashi.

Sipas tij, aktakuza kundër tyre përmban katër pika, të cilat kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë dhe me aktakuza konkrete që sipas Speciales ndërlidhen me periudhën kohore në mes të datave 7 dhe 25 shtator të këtij viti.

Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit sot u është dorëzuar aktakuza e konfirmuar nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe pritet dalja e tyre para gjyqtarit në seancat e radhës”, ka shkruar ai.

Gashi ka shkruar se Gucati e Haradinaj dhe ai vetë si avokat nuk e pranojnë këtë gjykatë të cilën e ka quajtur raciste dhe tepër të dëmshme për pavarësinë e Kosovës.

“Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit sot i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe pritet dalja e tyre para gjyqtarit ne seancat e radhës”, ka shkruar Gashi.

Disa dokumente konfidenciale u sollën në mënyrë misterioze në zyrat e OVL UÇK-së.

Për këtë sipas Gashit, “akuzat ndërlidhen me periudhën kohore në mes të datave 7 deri 25 shtator të këtij viti”.