Kosovë/ 12 viktima dhe 524 raste të reja me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2020, 15:16
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 12 viktima dhe 524 raste të reja me Covid-19.
Lajmin e bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një njoftimi në Facebook.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.555 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 524 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv ”- thuhet në njoftimin e tyre.