Deputeti shqiptar i "akullit" nxehet kur e krahasojnë me Putin: Po të ishte më i ri e kisha rreh shpulla
Nuk duhet dihet nëse për tu pranuar në Partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duhet të kalosh më parë testin fizik.
Por ajo që dimë është se duke filluar nga kryetari Ramush Haradinaj, një ish-komandant i UÇK-së dhe deri te deputetët vihet re një pasion i tyre për ushtrim, ecje dhe sporte ekstreme në natyrë.
Ai që po spikat kohëve të fundit dhe që ka marrë gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale është deputeti Bekë Berisha.
Jo vetëm ngjitje në male në temperatura të ulëta nën zero gradë por edhe zhytje në ujë.
Ata që e përcjellin veprimtarinë e tij nuk kanë nguruar ta krahasojnë me Presidentin rus Vladimir Puti, i cili njihet po ashtu si adhurues i sporteve ekstreme.
Po çfarë thotë vetë Bekë Berisha dhe si ndihet nga ky krahasim?
" Vladimir Putin është i arteve marciale, e ka një gradë të lartë. Nëse krahasohem me të, ai është më i vjetër, por nëse do të ishte më i ri do ja kisha dhënë veshët në dorë. E kisha rrah shuplaka. Nuk e shoh si pretedent që mund të garojë me mua.Nuk e llogariti fare. Është rus dhe ne shumë rusët nuk i parapalqejmë" tha ai me humor për emisionin Wake Up në Top Channel.