Kosovë/ 12 viktima dhe 462 raste të reja me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2020, 15:47
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 viktima dhe 462 raste të reja me Covid-19.
Sipas raportit ditor të IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1,314 teste.