FOTO/ Në prani të familjarëve, polici vret vajzën e më pas veten
Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Prizren, ku babai polic dyshohet se fillimisht vrau me armën e shërbimit vajzën e tij 21-vjeçare e më pas qëlloi edhe veten.
Një zyrtar policie dhe vajza e tij, u gjetën të vdekur në banesën e tyre. Dyshimet e para janë se babai mund të ketë vrarë vajzën dhe më pas ka vrarë edhe veten.
52-vjeçari kishte 20 vjet që ishte pjesë e Policisë së Kosovës, ndërsa zyrtar locale bëjnë me dije se viktimat janë gjetur pajetë në banesën e tyre.
Dyshohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në prani edhe të familjarëve të tjerë.
“Me 15.12.2020, pak pas orës 19:00, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren, janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një M/Kosovar zyrtar policor dhe një F/Kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent. Në vendin e ngjarjes janë dalur të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin", njoftonte dje Policia e Kosovës.
Ende nukl dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa prokuroria vijon me hetimet.
