Prishi dy objekte private, SPAK çon në GjKKO ish-kryebashkiaken Zamira Rami
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet në ngarkim të ish-kryebashkiakes së LSI, Zamira Rami, duke e çuar çështjen për gjykim në GJKKO.
Zamira Rami, ish-Kryetare e Bashkisë Gjirokastër, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” pasi për ndërtimin e rrugës nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit”, si dhe lejen e ndërtimit dhe vazhdimin e punimeve për realizimin e projektit “Rikualifikimi i hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër”, sipas SPAK ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, duke prishur dy prona të ligjshme të shtetasve Dritan Sako dhe Teodorti Xhai dhe duke i shkaktuar atyre një dëm pasuror në vlerë 5 600 520 lekë.
Zamira Rami ka drejtuar bashkinë e Gjirokastrës gjatë viteve 2015-2019.