Ju flet Moska: Si dhe pse e arrestoi Veliaj zëvendësin e tij Andi Seferi

Emisioni "Ju flet Moska" në Rtv Ora nga Kastriot Myftaraj solli këtë të martë një histori të pabesueshme nga bashkia Tiranë.

Myftaraj: Sot do tu tregoj një ngjarje të pabesueshme por e vërtetë. Kjo foto është marrë në mars te spitali Infektiv. Seferi zakonisht lëviz i shoqëruar me policinë bashkiake. Pse duhet të shoqërohet nga dy policë të Illyrian Guard” dhe ku po shkojnë, duket sikur po shoqërojnë një person të arrestuar por nuk duan ti vënë prangat që të mos duket publikisht. Me urdhër të Veliaj, "Illyrian Guard” e merr zotin Andi Seferi dhe e dërgon në bodrumet e bashkisë ku e mbajnë 48 orë derisa të nxirrte një hard disk. Ai kishte hyrë në zyrën e Erion Veliaj dhe kishte kopjuar nga kompjuterat e tij të dhëna financiare që Erion Veliaj i fsheh sepse punon me dy palë të dhëna, një për veten dhe një për shtetin. Andi Seferi gjeti rastin dhe hyri në zyrë kur nuk ishte Veliaj, dikush e spiunoi dhe kur futi hard diskun në xhepin e brendshëm të xhupit kishte për të shkuar me detyrë në spitalin Infektiv. Kur arriti atje i shkon lajmi me policët, i thonë të kërkon Veliaj por do të shoqërojmë ne. E futin në bodrum dhe i thonë që nuk do të dalësh pa dorëzuar hard diskun. Skandal i madh, nënkryetar i bashkisë që nga 2015, anëtar i këshillit bashkiak i dalë nga FRPD e Bamir Topit, aleat i Edi Ramës që nga 2015.

Për të mësuar më shumë nga kjo histori shikoni videon e plotë të emisionit.