VIDEO/ Aksident në Vlorë, makina merr shtyllën përpara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2020, 19:58
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në Unazën e Madhe të qytetit, ku një automjet tip “Ford Fiesta” pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me një nga shtyllat e energjisë elektrike mbi trotuar.
Burime për Ora News nga Spitali i Vlorës bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit ka shpëtuar pa lëndime.
