Tjetër protestë për Klodianin, qytetarët më të paktë në numër tubojnë paqësisht
Dita e shtatë e protestave në kryeqytet për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha ka qenë më e qeta, kjo edhe për shkak të rënies së numrit të personave që morën pjesë në të.
Po ashtu protesta këtë të martë janë zhvilluar në disa qytete të ndryshme të vendit.
Në Durrës është zgjedhur një formë e veçantë proteste, kudisa të rinjë janë shfaqurme një arkivol në krahë. Ata kanë përshkuan rrugën në krah të bashkisë dhe gjithë sheshin “Liria”, për ta vendosur Arkivolin para Pallatit të Kulturës.
“Shqipëria evropiane”, “Demokracia”, "Kush e ka radhën?", ishin disa nga pankantat e vendosura në arkivol, ndërsa mbi të ishte shpalosur flamuri kombëtar.
Një nga të rinjtë që mbante arkivolin ishte edhe kreu i FRPD-së në Durrës, Artjon Bajrami, i cili ka debatuar edhe me efektivët që i ndaluan të mashonin me arkivolin në krah.
Por pas këtij momenti, Bajrami sëbashku me disa të rinj të tjerë janë shoqëruar nga efektivët e policisë në komisariatin e qytetit të Durrësit.
Protesta janë zhvilluar edhe para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, ku disa studentë ndezën sot qirinj për të shprehur ngushëllime për vrasjen e të riut Klodian Rasha.
