Nis punën linja e transmetimit Shqipëri-Kosovë, Kim: Një moment historik dhe i rëndësishëm

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim reagon pas vendosjes në punë të linjës së transmetimit të energjisë 400KV Shqipëri-Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter,diplomatja amerikane e quan këtë një moment historik.

“Ne mirëpresim lajmet se linja e transmetimit të energjisë 400KV midis Shqipërisë dhe Kosovës është operacionale që nga data 14 dhjetor. Një moment historik i rëndësishëm. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë të mbështesë sigurinë dhe bashkëpunimin e energjisë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Kim.