U qëllua me breshëri plumbash, ky është Anton Keli që u vra në Rrëshen, nip i vëllezërve Gjini

Ky është Anton Keli, i cili u vra mbrëmjen e sotme në një atentat me armë zjarri në Rrëshen. Ai u qëllua me breshëri plumbash teksa po afrohej pranë banesës së tij në qytetin e Rreshenit.

Sipas të dhënave, autorët e kanë ndjekur pasi ka zbritur nga makina dhe pranë një supermarketi e kanë qëlluar me armë.

Keli fillimisht mbeti i plagosur dhe ka qenë shitësja e supermarketit ajo që ka lajmëruar policinë dhe ambulancën.

Por fatkeqësisht Anton Keli nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.

Mësohet se viktima jetonte vetëm me nënën e tij, pasi familjarët e tjerë ndodhen në Gjermani.

Anton Keli është djali i hallës së vëllezërve Preng dhe Tonin alias Armando Gjinit.

Ky i fundit i vrarë në një atentat me armë zjarri në 12 gusht 2019.

Ndërsa Preng Gjinit iu bë atentat me tritol në shtator të këtij viti në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në urën e Selitës, ku makinës me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli 400 gram C4 në pjesën e përparme të makinës dhe shpërthimi është kontrolluar nga një telekomandë në distancë ndërsa ai ishte duke udhëtuar.

Atentati asokohe u lidh me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, ndërsa nuk dihet nëse edhe ngjarja e sotme lidhet me të.

Viktima Anton Keli
https://youtu.be/mOifBd-AoKg