EMRAT/ Të copëtuar e të futur në valixhe, mbetjet njerëzore i përkasin çiftit shqiptar

Zbulohen detaje tronditëse nga Italia, aty ku pak orë më parë Policia gjeti një valixhe të tretë me mbetje njerëzore.

Sipas autoriteteve, viktimat mund të jenë çifti shqiptar Shpëtim e Teuta Pasho, 54 e 52 vjeç, të zhdukur që prej vitit 2015, shkruan Ora News.

Toka bujqësore ku u gjetën eshtrat, ndodhet nën autostradën Florence-Pisa-Livorno e cila kufizohet me rrethimin e pasmë të burgut Sollicciano.

Autoritetet italiane vijojnë ende hetimet dhe ende nuk ka asgjë zyrtare.

Burri mendohet të jetë goditur për vdekje në fyt, ndërsa gruaja kishte një tatuazh emrin e një qyteti shqiptar.

Autoritetet policore janë në kërkim të valixhes së katërt me pjesët e trupit të gruas.

Shpëtim dhe Teuta Pasho

Lexo edhe:

Gjendet valixhja e tretë me mbetje njerëzore, i përket një gruaje