Beqaj: Protestat e nxitura nga opozita, për herë të parë u përdorën fëmijët
Në një lidhje me Skype për gazetaren Matilda Mcini në Ora News, deputeti i PS dhe drejtuesi i kësaj partie në qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj ka komentuar protestat e ditëve të fundit në vend dhe atë çfarë ndodhi në Shkodër pak ditë më parë.
Ilir Beqaj: “Ngjarjet pasuese janë protesta të dhunshme dhe me disa kulme gjatë 7 ditëve, përgjithsësisht të nxitura dhe të instumentalizuara nga opozita. Është përpjekur për herë të parë të përdorë fëmijët në krye të protestave, gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë në 30 vjet. Ashtu siç ka patur, në vlerësimin tim, ngjarje të pakëndshme sepse në kaq shumë vite janë cënuar edhe selitë e partive politike".
Beqaj foli edhe për djegjen e selisë së PS në Shkodër ku akuzoi kryetaren e bashkisë Voltana Ademi dhe demokratët e këtij qyteti.
Ilir Beqaj: “Kryetari i Bashkisë Shkodër është personi i deklaruar me zë dhe me figurë rreth një vit e gjysmë apo 2 vite tashmë se sa ndjesi të mirë ka një protestë që të përdorë molotovin.
E dyta, vetë itenerari, i hartuar ditë më parë, që do të ishte edhe përgjatë selisë së PS, pjesëmarrja e punonjësve të bashkisë dhe PD në krye të protestës. Në pjesën e parë të protestës kishim fëmijë dhe policia ishte në një situatë shumë të vështirë për të reaguar.
Gjithë këto ditë e kemi vënë nën akuzë, Një herë pse nuk mbron institucionet, pastaj pse ushtron kaq shumë dhunë, pastaj i kërkojmë llogari edhe sa gaz lotsjellës përdor, unë nmdjehem shumë i lehtësuar që u dogjën vetëm sende dhe orendi në selinë e PS por nuk pati asnjë dëmtim apo fatalitet mes adoleshentëve që ishin aty”