BOOM - Bashkia Tiranë prish banesat në Vaqarr, i shpronëson me 500 lekë metri katror
Disa ditë me parë BOOM ka transmetuar shqetësimin e banorëve të Vaqarrit.
Shume shtëpi dhe biznese në këtë zonë po prishen nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit Bashkia Tiranë sepse së shpejti pritet të fillojë puna për ndërtimin e lagjes ku do të strehohen familjet shtëpitë e të cilave u shpallen të pabanueshme nga tërmeti.
Vetëm 500 lekë metri katror do të shpronësohen banoret e Vaqarrit ndërkohë që vlera e tokës në këtë zonë varion nga 50 deri në 70 euro metri.
Qytetaret janë detyruar të largohen nga shtëpitë edhe pse nuk ishin dakord me vlerën e shpronësimit.
Riza Taku: Kjo është vila ime 3 katëshe qe u prish para 1 jave. Nuk më kanë dhënë asnjë lek deri tani. Ku te shkoj unë, shtëpia mu prish dhe asnjë lloj kompensimi.
Jemi përpara këtij fakti Bashkia e Tiranes i ka prishur vilën zotërisë, ndërkohë që ende nuk i ka kaluar asnjë lek për shpronësim.
Një zonje që ka biznes na thotë se unë nuk jam dakord ja aty e kam mallin e dyqanit dhe nuk e heq.
Zonja: Ku është Erion Veliaj të vijë këtu të flasë me ne. Si ma merr pronën pa rënë dakord me mua?
Sipas banorëve IMT-ja e Bashkisë Tiranë po ndërhyn pa një vendim prishje të objekteve dhe kjo gjë nuk i jep mundësinë që të ankimojnë vendimin.