"Boll më"/ Basha: Demonstratat provojnë se ka ardhur koha për ndryshim
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përmes një video-mesazhi në Twitter, shprehet se demostratat e ditëve të fundit tregojnë se ka ardhur koha për ndryshim.
Sipas tij, demonstratat provojnë se askush nuk i beson më Ramës.
“Demonstratat provojnë se askush nuk i beson më Ramës pas 7 vite dështimesh dhe premtimesh të rreme. 7 vite rrënim ekonomik, rritje e kostos së jetesës, rritje e papunësisë, shkatërrim i sistemit shëndetësor dhe dhunë ndaj rinisë shqiptare. Boll më! Është koha për ndryshim!”, shkruan Basha në Twitter.
Demonstratat provojnë se askush nuk i beson më Ramës pas 7 vite dështimesh dhe premtimesh të rreme. 7 vite rrënim ekonomik, rritje e kostos së jetesës, rritje e papunësisë, shkatërrim i sistemit shëndetësor dhe dhunë ndaj rinisë shqiptare.
Boll më!
Është koha për ndryshim! pic.twitter.com/rGOr013Xsw— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 15, 2020