Ndërtimet dhe prerja e pyjeve në Shkodër, Dardha: Rastet në rënie, por fenomeni i pranishëm
Ndërtimet pa leje dhe prerja e paligjshme e pyjeve mbeten fenomene shqeësuese në zonat e mbrojtura në qarkun e Shkodrës. Sfidë konsiderohet edhe procesi i legalizimit të objekteve të ndërtuara.
Dy vitet e fundit megjithëse presionet e biznesit për të ndërtuar kanë qënë të mëdha, në zonat e mbrojtura tendenca e ngritjes së objekteve të reja ka rënë.
Drejtori i zonave të mbrojtura, Agim Dardha, thotë se vetëm në Theth ka patur 2 proçedime penale gjatë kësaj periudhe.
Sfidë janë edhe ndërtimet e vjetra për të cilat ka nisur proçesi i legalizimeve. Që të ndizet drita jeshile duhet që ADZM të shprehet për ndikimin në mjedis, prandaj e gjitha kjo do kohë dhe nuk mund të kryhet brenda vitit.
Lidhur me fenomenin e prerjes së paligjshme të pyjeve, Dardha tregon se për shkak të shtimit të patrullimeve në terren me renxhers, janë hasur raste sporadike që kanë marrë ndëshkimin ligjor.
Për shkak të shtrirjes gjeografike që nis në Velipojë dhe përfundon në Alpe, Shkodra është një nga rajonet me sipërfaqen më të madhe të zonave të mbrojtura.