Flamuri kombëtar shpaloset para kordonit të FNSH-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2020, 18:42
Ky është momenti kur dy protestues me flamurin kombëtar u ngjitën në sheshpushimin e Kryeministrisë. Para kordonit të FNSH-së ata shpalosën flamurin.
Pas tyre u ngjitën dhe të tjerë, ndërsa bënë edhe shenjën e shqiponjës.
Por paqja zgjati pak, policia hodhi sprait për ti zhvendosur poshtë ndërsa protestuesit u kundërpërgjigjen me sende të forta.