Infektohet me Covid-19, izolohet ish-zv/kryeministrja Senida Mesi
Ish-zv/kryeministrja Senida Mesi ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Mesi, e cila ka treguar se është në javën e parë të karantinimit që pas përgjigjes pozitive të tamponit.
Gjithashtu deputetja ka treguar se mjekët i kanë treguar se e ka kaluar rrezikun dhe që po përmirësohet.
“Miq, ju falenderoj për kujdesin e treguar ndaj meje dhe familjes sime. Sot jemi në javën e parë të karantimit dhe trajtimit që nga marrja e përgjigjes pozitive të tamponit COVID-19. Në pamundësi tju kthej përgjigje të gjithëve një e nga një, më lejoni tju them që kanë qenë ditë të vështira në familjen tonë, por besoj se tashmë mjekët mendojnë se e kemi kaluar pikën kritike. Kemi shumë punë përpara deri në rikuperimin e plotë, por me pak vullnet, kujdesin e mjekëve dhe besimin në Zot, do ja dalim shëndosh e mirë edhe kësaj sfide.
Ju falenderoj të gjithëve që na jeni gjendur pranë mua dhe Artanit”, shkruan ajo.
