Rama jep lajmin nga SHBA: Takim pozitiv me bosin e Pfeizer! Ambicia jonë është që ta nisim vaksinimin dy muajt e parë të vitit të ri

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë një foto me Albert Burla, shefin e kompanisë Pfeizer që ka prodhuar vaksinën anticovid.

Rama ka bërë me dije se takimi ka shkuar mirë, ndërkohë që ka treguar se e vetmja punë që duhet përmbyllur tashmë është sigurimi i vaksinës.

Kreu i qeverisë ka treguar edhe ambicien për të nisur vaksinimin në dy muajt e parë të 2021.

“Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë - një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse. Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën! Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfeizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca.

Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin! Duket e pamundur po ne do t'ia dalim,pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të dizavantazhuarat”, ka shkruar Rama.