“Keni vrarë Klodianin, mëkatin më të madh keni bërë”, kushërirat e 25 vjeçarit shpërthejnë në ulërima para Kryeministrisë

Protesta e qytetarëve për transparencën dhe drejtësinë për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë ka marrë përmasa të tjera.

Protestuesit kanë nisur përplasjen me efektivët e policisë, ndërkohë që kushërirat e Klodian Rashës janë dëgjuar duke folur me tone të larta ndaj efektivëve përpara Kryeministrisë.

Keni vrarë Klodianin, keni bërë mëkatin më të madh. Vritëm edhe mua”, dëgjohen të thonë ato, në një situatë të rënduar psikologjike për shkak të ngjarjes së rëndë.

Sakaq turma ka vijuar duke qëlluar me sende të forta në drejtim të Kryeministrisë.

https://youtu.be/rPtkEoRnBYU