Protesta për Klodianin: Tirana në "tym e flakë" për 6 orë. Goditet kryeministria, digjet pema në qendër

Për gjashtë orë, me qindra qytetarë protestuan pasditen e 9 dhjetorit 2020, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë vetëm pak metra larg banesës. Vrasja që tronditi shoqërinë ndodhi pikërisht më 8 dhjetor, në ditën e Rinisië.

Protesta nisi në orën 16:00 para Ministrisë së Brendshme. Tubimi para saj u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Protestuesit thyen xhamat e godinës në ikje pas dështimit të disa tentativave për tu futur brenda. Më pas shumica e protestuesve u zhvendosën para Kryeministrisë. As këtu nuk ishte më e paqtë situata.  

U dogj dhe u rrëzua pema. Pati edhe këtu goditje me gurë dhe sende të forta ndaj policisë. Ndërsa kjo e fundit u përgjigj me gaz, spraj dhe spec djegës. Më pas situatën e mori në kontroll FNSH që u vendos si barrikadë. Edhe kjo për disa minuta u gjet nën sulme të vazhdueshme. Deri sa bëri shpërndarjen e protestuesve me gaz.

https://youtu.be/5PyG0T-L9Ik

Në ikje, protestuesit sulmuan një makinë të policisë rrugore, e parkuar në bulevard.

Ata thyen xhamat e mjetit ndërsa brenda ndodhej efektivi që kur pa se situata u tensionua xhiroi gomat dhe u largua. Gjatë largimit ata vijuan sulmin me gurë ndaj godinës së Ministrisë së Brendshme duke thyer xhamat.

Më pas, vijuan edhe te Bashkia. Me sulme me gurë ndaj godinës dhe prishjen e zbukurimeve. Iu vu flaka dhe pemës në qendër.

Protesta u zhvendos tek rruga “Myslym Shyri” ku ndodhet drejtoria e Policisë e Tiranës.

Protestuesit dogjën koshat e plehrave dhe thyen xhamat e bizneseve në zonë.

Policia shpërndau protestuesit dhe fiku flakët me shihedhës. Përmes një njoftimi për shtyp policia i quajti protestuesit "ekstremistë të dhunshëm" dhe u bëri thirrje që vrasja e Klodianit të mos përdorej si pretekst për të ushtruar dhunë

Ministria e Shëndetësisë foli për 10 të plagosur, mes tyre 8 efektivë policie dhe 2 protestues. Në protestë para ministrisë së Brendshme mbeti i lënduar edhe një gazetar.

Protesta u shpërnda rreth orës 21:00.

https://youtu.be/cQ4bERH8lnE

Protesta minutë pas minute e percjelle live

Shikoni fotogalerine

Ora 21:10 Ministria e Shëndetësisë: Nga protesta u lënduan 8 policisë dhe 2 qytetarë, ja gjendja e tyre

Ora 20: 49 “Ekstremistë të dhunshëm”, Policia bën thirrje: Vrasja e Klodianit nuk mund të përdoret si pretekst për të ushtruar dhunë

Ora 20:03 Digjen koshat e mbeturinave.

Ora 20:00 Protestuesit bllokojnë rrugën te "Myslim Shyri", prezenca e gazit ndihet kudo në zonë.

Ora 19: 45 I vendoset flaka dhe pemës në sheshin "Skënderbej"

Ora 19:36 Policia i shpërndan me gaz proptestuesit te Bashkia.

Ora 19:34 Goditet me gurë Bashkia e Tiranës.

Ora 19:33 Protestuesit hedhin përtokë zbukurimet e bashkisë për festa

Ora 19:28  Protestuesit vijojnë goditjen me gurë dhe sende të forta në drejtim të Ministrisë së Brendshme.

Ora 19:26 Hidhet gaz lotsjellës te Ministria e Brendshme.

Ora 19:11 Sulmohet makina e policisë. Protestuesit pas tërheqjes nga Kryeministria u zhvendosën sipër në bulevard ku edhe u sulën ndaj mjetit të policisë që ishte i parkuar, duke i thyer xhamat. Brenda saj ndodhej një efektiv policie, i cili ndezi makinën dhe u largua.

Ora 19:09 Shpërndahet protesta para Kryeministrisë.

Ora 19:07 Sërish goditje sporadike me gurë nga protestuesit.

Ora 19:06 Një grumb tjetër i FNSH-së mbërrin te Kryeministria.

Ora 18:55 Tensione sërish para Kryeministrisë. Turma e protestuesve gjuajnë me gurë e çadra ndaj kordonit të FNSH- të vendosur para derës kryesore.

Sulmi vijoi për disa minuta. Të gjendur nën trysni policia hodhi gaz lotësjellës duke shpërndarë turmën.

Përplasje mes policisë dhe protestuesve, ndërhyn FNSH

Ashtu si te Ministria e Brendshme, protesta kulmoi më përplasje edhe te Kryemninistria.

Efektivët e policisë tentuan ti largojnë protestuesit që tentuan të futen në godinë, ndërsa këta të fundit qëlluan ndaj tyre me shashka, çadra, shishe etj.

Mendohet se policia hodhi gaz lotsjellës. Pas kësaj pati një tërheqje, por sërish protestuesit avancuan drejt derës.

Raportohet se brenda godinës ka efektivë policie në gatishmëri. Vetë drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ndodhet aty dhe po jep udhëzime.

Në orën 18:29 ndërhynë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët zhvendosën protestuesit poshtë shkallëve.

Ata hodhën  spraj dhe spec të djegës ndaj turmës.

Prortestuesit po heqin gurë nga bulevardi dhe po qëllojnë në drejtim të FNSH.

Policia e Shtetit raportoi për 8 efektivë policie të plagosur që po trajtohen te Trauma.

Flamuri kombëtar shpaloset para kordonit të FNSH-së

Ky është momenti kur dy protestues me flamurin kombëtar u ngjitën në sheshpushimin e Kryeministrisë. Para kordonit të FNSH-së ata shpalosën flamurin.

Pas tyre u ngjitën dhe të tjerë, ndërsa bënë edhe shenjën e shqiponjës.

Por paqja zgjati pak, policia hodhi sprait për ti zhvendosur poshtë ndërsa protestuesit u kundërpërgjigjen me sende të forta.

Zhvendosja e protestës

Pas Ministrisë së brendshme protesta për të riun Klodian Rasha, viktimë e policisë, u zhvendos para Kryeministrisë.

Protestuesit u ndanë në dy grupe, një pjesë te Ministria dhe të tjerët para godinës së qeverisë në portën hyrëse të së cilës është vendosur një kordon policie.

Protestuesit kanë hedhur sende të forta edhe te Kryeministria ndërsa bëjnë thirrje "Duam drejtësi, Rama ik!"

Përplasje ka pasur edhe mes vetë protestuesve.

"Është një situatë e tensionuar. Ka pasur përplasje  mes dy grupeve të protestuesve" raporton gazetari i Ora News, Isa Myzyraj.

Rrëzimi i pemës

Rreth orës 18, protestuesit vandalizuan pemën e festave të funditvitit para Kryeministrisë. Fillimisht duke i hequr një pjesë të dritave.

Kjo provoi djegien e të gjithë sistemit të tyre. Më pas i vunë flakën dhe e rrëzuan në tokë.