FOTOLAJM/ "Polic ke qenë, polic ke mbetur" protestuesit i kujtojnë Lleshajt fjalët e veta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2020, 18:16
Protestuesit para ministrisë së Brendshme për vrasjen e Klodjan Rashën kanë ironizuar me pankarta ministrin e Brendshëm, duke i "rikujtuar" thënien e tij në Kuvend.
“Polic ke qenë dhe polic do mbetesh” shkruhen në njërën ndër banderolat që mbanin protestuesit.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, pas debati në Parlament, me deputetin Myslym Murrizi, iu drejtua atij me shprehjen “polic ke qenë dhe polic ke mbetur”.
Ndërkohë, protesta për vrasjen e 25-vjeçarit është zhvendosur para kryeministrisë.