"Edhe unë jam Klodiani", Stresi në krye të protestës: S'i trembemi Lleshajt dhe as atij të gjatit

I njohur për problemet e tij me policinë, reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj apo siç e njohin fansat e muzikës së tij Stresi, ishte në krye të protestës së thirrur pasditen e sotme para Ministrisë së Brendshme për të dënuar vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

"Edhe unë jam Klodiani!" u shpreh Stresi në çelje të protestës.

Pjesëmarrësit kanë bërë thirrje që protesta të vijojë edhe përtej orës 22:00, kur nis ndalimi i qarkullimit.

"Kush po pjerdh për lëvizjen e tyre? Nuk e kemi problem as orën 22, as 23 dhe as 24. Nuk i trembemi jo këtij këtu por as atij të gjatit që duhet me e kap me këtë cepin e çadrës këtu. Ne jemi këtu" u shpreh Stresi.

Më pas reperi kërkoi një minutë heshtje për të riun që mbeti viktimë dhe familjen e tij, përpara se të vijonin marshimin drejt Ministrisë së Brendshme.

"Të gjithë jemi Klodiani sot" tha Stresi.

Më pas turma shpërtheu me thirrjet"Turp turp", "ik ik", "poshtë komunizmi!"

https://youtu.be/rPtkEoRnBYU