Përplasje me protestuesit, lëndohen disa policë, 3 te spitali i Traumës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2020, 18:35
Tensione të shumta pranë hyrjes së Kryeministrisë ku po zhvillohet protesta për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodjan Rasha.
Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj raporton për 8 efektivë të plagosur, 5 te ministria e Brendshme dhe 3 te kryeministria.
Efektivët janë plagosur në kokë shumica dhe në trup.
Ata janë goditur me gurë e sende të forta nga protestuesit.
Policët po porosisin vazhdimisht të ruajnë qetësinë të shmangin sa të munden përplasjen me protestuesit
Ndërkohë, sipas informacioneve të Ora News, 3 policë të plagosur ndodhen të shtruar në spitalin e Traumës.
Forca të policisë me skafandra janë vendosur para derës së kryeministrisë.
Ka pasur edhe përdorim të spraj djegës në drejtim të qytetarëve.