Rama në SHBA, protestuesit i "djegin" dhe i rrëzojnë pemën e festave

Pema e festave të fundvitit para Kryeministrisë u bë objekt vandalizimi  nga protestuesit.

Revoltën e tyre për vrasjen e 25-vjeçarit Rasha e shkarkuan pikërisht te dritat e pemës, duke hequr një pjesë të tyre.

Por nu mjaftoi me kaq, pasi bredhi për shkaqet të paqarta bredhi shpërtheu në flakë dhe kaq mjaftoi që rrjeti i dritave të digjej i gjithi.

Më pas ata provuan zjarr në pemë, por kur nuk ia dolën ta djegin e rrëzuan përtokë.

Protesta para Kryeministrisë vjen ndërsa shefi i qeverisë ndodhet në SHBA për takime lidhur me sigurimin e vaksinës kundër Covid.

https://youtu.be/rPtkEoRnBYU