"Ju jeni vrasës" revolta për vrasjen e Klodian Rashës mbush plot sheshin para ministrisë së Brendshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2020, 16:43
"Ju jeni vrasës, jep dorëheqjen!" Këtë janë thirrjet që lëshojnë protestuesit para ministrisë së Brendshme për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.
Një numër i madh qytetarët kanë sfiduar edhe reshjet e shiut duke e mbushur sheshin para ministrisë plot, disa muaj pas protestës për shembjen e Teatrit.
Gjatë protestën ata janë përplasur edhe me policët e ndodhur aty, pasi tubimet janë të ndaluara në kuadër të masave anti-Covid.
