Shqipëria në protestë për Klodianin, kërkohet dorëheqja e Ministrit Sandër Lleshaj dhe zbardhja e ngjarjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2020, 17:51
Protestat për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie në Tiranë janë shtrirë në të gjithë vendin.
Paralelisht me kryeqytetin, protestë u mbajt edhe në Durrës.
Qytetarë të shumtë me pankarta në duar u mblodhën para prokurorisë së Durrësit ku edhe ndezën qirinj në kujtim të 25 vjeçarit.
Më herët protesta u mbajtën para Policisë në Kukës dhe Elbasan.
Përmes pankartava ata kërkuan dorëheqjen e minisrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe zbardhjen e vrasjes së të riut.
Në orët e vona të mbrëmjes protesta u mbajtën edhe në sheshin "Çerçiz Topulli" të Gjirokastrës dhe para gjykatës së shkallës së parë Vlorë, Fier, Sarandë e Bulqizë.
Vala e protesta nisi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës.