Skandali në Berat/57-vjeçari abuzon për dy vite vajzën e familjes që i la shtëpinë, 10-vjeçarja: Më kërcënonte me sqepar

Një 10 vjeçare është abuzuar për dy vite nga njeriu që i kishte dhënë strehë familjes së saj, ndërsa kërcënimi me jetën e prindërve e kishte bërë të mbyllë gojën. Historia tronditëse e abuzimit është zbuluar në Kuçovë dhe autori i dyshuar tashmë është vënë në pranga.

"Më kërcënonte, mbante sëpatën aty."

Kërcënimi me jetën e saj dhe të prindërve i ka mbajtur gojën mbyllur për dhe e ka detyruar të durojë abuzimin seksual nga njeriu që i kishte dhënë strehë familjes.

Forcën për ta denoncuar e ka gjetur tashmë që është 10 vjeçe.

Historia tronditesë e abuzimit vjen nga Kuçova dhe 57 vjeçari Ajet Dume është vënë në pranga si i dyshuar.

Familja e miturës në gjendje të vështirë ekonomike prej 11 vitesh ishte vendosur në shtëpinë e burrit që jetonte i vetëm.

Vetë vajza ka ardhur në jetë në shtëpinë e 57 vjeçarit dhe në klasën e tretë u bë viktimë e abuzimit që zgjati dy vite.

Prindërit e vajzës thonë se nuk kishin asnjë dyshim deri sa e gjetën mes lotësh dhe ajo u tregoi çfarë kishte ndodhur në dy vite.

"I plasi zemra, duroi sa duroi. E gjeta duke qarë dhe më tregoi se më rrahu dhe më dhunoi. Nuk ka treguar nga frika, i thoshte po tregove do të vras."

E shoqëruar nga e ëma dhe në prani të një psikologeje, vajza ka dëshmuar para policisë tmerrin që kishte kaluar çka çoi në pranga 57 vjeçarin.

Por familja e saj ende strehohet në banesën e abuzuesit, ndaj kërkojnë ndihmën e institicioneve për ti larguar që aty.

"Kërkojmë mbrojtje, të largohemi që këtej. Nuk rrinte një ditë pa pirë."

Përgjatë vitit 2020 janë shënuar disa raste abuzimi seksuale më të mitur, ku një histori e ngjashme ishte ajo e një 13 vjeçareje nga Pogradeci që u abuzua nga njeriu që mori nga familja e varfër për ta mbrojtur.