Polici që vrau Klodianin kishte dy javë në repartin "Shqiponja", pa kamera trupi

Efektivi i policisë që ka shtënë në drejtim të Klodian Rashës kishte dy javë që ishte transferuar në repartin "Shqiponja" bëjnë të ditur burime nga grupi hetimor.  

Më parë ka shërbyer në Komisariatin nr. 5 në Kamëz. Burimet ndërkohë bëjnë me dije se efektivët "Shqiponja" nuk kanë patur kamera trupi të instaluara, informon gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj.

Aktualisht punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme.

Lexo me shume: Xhaxhai: Klodiani nuk kishte armë me vete, ata s'kanë armë as në shtëpi

Sekuestrohen kamerat përreth

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonën përreth ngjarjes, përfshirë edhe në servisin që gjendet pak metra larg vendit ku është ekzekutuar 25-vjeçari, Klodjan Rasha.

Burimet bëjnë me dije se kamerat e servisit kanë qenë të fikura dhe nuk kanë kapur asgjë.

Po ashtu bëhet me dije se janë vetëm disa pamje të një biznesi në afërsi të Kupolës, e cila ka kapur disa sekuenca të lëvizjes në vrapim e sipër me shpejtësi të të riut.

LIVE/ Si u vra i riu Klodian Rasha prane baneses