EMRI/ Ky është 25-vjeçari që u vra nga policia në Tiranë

Mësohet emri i 25-vjeçarit, të vrarë nga policia pak pas mesnatës në rrugën "Dritan Hoxha" në Tiranë.

Burime për Ora News thonë se viktimë ka mbetur shtetasi i identifikuar si Klodian Rasha.

Të njëjta burime tregojnë se, viktima ka qenë i dënuar më parë për "plagosje të lehtë me dashje" dhe për "Heqje të paligjshme të lirisë" në vitin 2016.

Te gjitha zhvillimet mbi ngjarjen


Lexo dhe Nuk iu bind policisë, si policia qëlloi për vdekje 25-vjeçarin në Tiranë

Sipas Policisë, 25 vjeçari nuk i ështe bindur urdhërit për të ndaluar madje është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë që si fillim i është dukur si armë zjarri.

Duke qenë se rruga ka qenë pa ndriçim, polici e ka qëlluar të riun i cili u plagos por ndërroi jetë më pas në spital.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën "Dritan Hoxha" ju informojmë se :

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia nën drejtimin e Prokurorit gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhërit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale armë e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë.

Vijon puna intensive nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

/a.r, OraNews

Lexo dhe:
Nuk iu bind policisë, qëllohet për vdekje 25-vjeçari në Tiranë

Vrasja e 25-vjeçarit, Policia: Pranë vendngjarjes u gjet një pistoletë, dyshohet se…