U qëllua nga policia/ 25-vjeçari mori dy plumba, një në kokë e një në shpatull

Publikohen detaje të reja nga vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha të ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.

Sipas asaj që raporton gazetari i Ora News, Besar Bajraktari, viktima ka marrë dy plumba në trup, një në shpatull dhe një në kokë.

"I riu është konstatuar nga patrulla e policisë fillimisht në hyrje të rrugës “Don Bosko”.  Ata i kanë kërkuar të ndalojnë, por i riu është larguar drejt banesës, pak  metra larg rrugës “Dritan Hoxha” në afërsi të rretrrotullimit.

Në hyrje të rrugicës ai është qëlluar për vdekje nga efektivi i policisë. Efektivi ka qenë i vetëm, ndërsa kolegu i tij e priste në rrugën “Dritan Hoxha” informon gazetari i Ora News.

Sipas policisë, 25 vjeçari Klodian Rasha, nuk i ështe bindur urdhërit për të ndaluar madje është larguar me vrap.

Sipas policisë rruga ka qenë pa ndriçim e polici e ka qëlluar të riun i cili ka ndërruar jetë në spital.

I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.“ informon policia.

Ndërkohë, punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme.

"Punonjësi i policisë ka dyshuar se ka pasur në dorë një armë zjarri. Ai është ndjerë i rrezikuar dhe i kanosur dhe ka qëlluar në drejtim të 25 vjeçarit. Nga informacionet paraprake nuk është e qartë nëse arma e zjarrit është gjetur në afërsi të vendngjares" vijon raportimin gazetari i Ora News.

Lexo edhe:

Policia vret 25-vjeçarin, flasin fqinjët: Ishte djalë i mirë, rruga kishte ndriçim

Tiranë: Nuk iu bind urdhrit, polici vret 25-vjeçarin pranë derës së shtëpisë