Bie bora e parë në Llogara, aksi rrugor Vlorë-Llogara i kalueshëm
Reshjet e dëborës në Llogara i gjetën të papërgatitur një pjesë të udhëtarëve që u përballën me vështirësi në rrugë. Kur lëvizja u normalizua, të shumtë ishin ata që iu drejtuan zonës turistike për t'iu gëzuar borës së parë.
Bora zbriti edhe në jug. Reshjet nisën me intensitet të lartë në orët e para të mëngjesit, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve, ku një pjesë u gjetën të papërgatitur.
Për të normalizuar situatën u kërkua ndërhyrja e mjeteve borëpastruese.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregohen të kujdesshëm, të lëvizin me shpejtësi të ulët dhe të pajisen me goma dimërore.
Dëbora e parë në një ditë pushimi zyrtar bëri që shumë banorë të Vlorës ti drejtohen zonës turistike.
Reshje dëbore të martën pati edhe në zonat malore të Dibrës e Tropojës, ndërsa pjesa tjetër e vendit u karakterizua nga mot me alternime vranësirash dhe kthjellime.
Meteorologët parashikojnë që vranësirat do të shtohen gjatë pasdites kur reshjet pritet të rikthehen reshjet e shiut.