Tiranë: Polici i "Shqiponjave" vret 25 vjeçarin afër shtëpisë, arrestohet

Klodian Rasha 25-vjeç është ekzekutuar me dy plumba këtë të martë, 8 dhjetor, nga një efektiv policie. Ngjarja ka ndodhur në Laprakë të kryeqytetit, pasi i riu kishte dalë orët e para të mëngjesit jashtë banesës së tij. Policia shprehet se i riu ka kërcënuar efektivin e policisë, ndaj ai ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe në errësirë. Por ndryshe thonë familjarët dhe fqinjët të cilët shprehen se rruga është me ndriçim dhe i riu nuk mbante asnjëherë armë me vete.

Tirane - Klodian Rasha 25-vjeç u qëllua për vdekje me dy plumba nga efektivi i policisë i repartit "Shqiponja".

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 01:45 në rrugën "Dritan Hoxha", në Tiranë.

I riu sipas policisë kishte dalë nga banesa e tij pavarësisht kufizimeve të vendosura në kuadër të pandemisë, dhe nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Efektivët e repartit “Shqiponja u përballën fillimisht me Klodianin pranë kryqëzimit të “Don Boskos”.Pasi i riu vrapoi ata e kanë ndjekur deri në hyrje të rrugicës dhe e kanë  qëlluar.

(Vendi ku u ekzekutua Klodian Rasha)



Nje plumb në kokë një në shpatull

Efektivi i policisë me inicialet N.H ka qëlluar me dy plumba një në shpatull dhe një kokë, duke e lënë të vdekur në vend të riun Rasha.

Ekzekutimi i të riut është kryer pak metra larg banesës.

Burimet zyrtare thonë se efektivi i policisë është ndjerë i rrezikuar pasi ka konstatuar se i riu mbante një send të dyshimtë të ngjashëm me pistoletë, dhe ka qëlluar në kushtet e errësirës.
Por ndryshe thonë banorët të cilët shprehen se rruga është e ndriçuar çdo natë.

Në një njoftim të dytë policia shprehet se ka gjetur pranë vendit të ngjarjes një pistoletë e cila sipas bluve i përkiste viktimës, por për xhaxhain e Klodianit, kjo është e pavërtetë pasi ai nuk mbante asnjëherë armë.

Akuzat e policit
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë efektivi i policisë është arrestuar nga kolegët nen akuzen e "vrasjes në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme".

Deshmia e policit

Në dëshminë dhënë kolegëve, efektivi ka deklaruar se ka dashur të ndalojë të riun për shkak të thyerjes së orës policore dhe jo ta vriste ate. Ai është shprehur se Rasha e ka kërcënuar dhe është larguar me vrap, ndaj ka nisur ta qëllojë në pjesën e poshtme të trupit, por plumbat e kanë kapur në organet jetësore. Gjatë dëshmisë, efektivi nuk pohon të ketë patur shkëmbim zjarri me viktimën.

Punonjësi i "Shqiponjave" kishte vetëm pak ditë që ishte transferuar nga komisariati nr.5 ne Kamez, ndërsa mësohet se nuk kishte as kamera trupi që mund të kishin dokumentuar ngjarjen.

Policia dhe prokuroria kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë, por vetëm njëra prej tyre mësohet se ka kapur disa sekuenca të ndjekjes së të riut Rasha.

------------------------
Cfare ndodhi minute pas minute
Ora 13:43 Arrestohet efektivi i policisë.

Ora 12:00 Dëshmia e policit që vrau 25-vjeçarin: Doja ta pyesja pse kishte dalë, iku me vrap

Ora 10:50 Polici që vrau Klodianin kishte dy javë në repartin “Shqiponja”, pa kamera trupi

Ora 09:40 Lexo dhe: Flet xhaxhai i të riut që u vra nga policia: Armë me vete? Ata nuk kanë armë në shtëpi

https://www.youtube.com/watch?v=SecYSDMhvo4&feature=emb_title

Ora 09:20 U vra nga policia/ 25-vjeçari mori dy plumba, një në kokë e një në shpatull

https://youtu.be/KAFtjr05Ow0



Ora 09:16 Flasin fqinjët: Ishte djalë i mirë, rruga kishte ndriçim

Dy prej fqinjëve të 25-vjeçarit të vrarë sot, Klodian Rasha,  ka folur për mediat dukje u shprehur se i riu njihej si një djalë i mirë në zonë.

Sipas tyre, ai ishte një djalë i qetë dhe nuk ka shfaqur probleme në zonë.

Ndërsa fqinja tjetër tregon se, ndryshe nga njoftimi i Policisë, rruga ka patur ndriçim.

https://www.youtube.com/watch?v=kL8J4Tw2rEM&feature=emb_title


Ora 08:20 Policia: Gjetëm armë zjarri dyshohet se i përkiste Klodianit

Në një tjetër deklaratë e policisë së Tiranës thotë se u gjet një armë zjarri që dyshohet se ishte e Klodianit.

"Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia nën drejtimin e Prokurorit gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhërit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar."

Ora 07: 40 EMRI/ Ky është 25-vjeçari që u vra nga policia në Tiranë


Ora 07:00 Policia: Nuk u ndalua dhe iku me vrap

Sipas policisë, 25 vjeçari Klodian Rasha, nuk i ështe bindur urdhërit për të ndaluar madje është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë që si fillim i është dukur si armë zjarri.

Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, sherbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën "Dritan Hoxha", kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta. Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar.

Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri" informoi policia në një deklaratë për median të lëshuar rreth orës 03:30 të 8 dhjetorit.

Sipas policisë rruga ka qenë pa ndriçim e polici e ka qëlluar të riun i cili ka ndërruar jetë në spital.

"I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital."

(Ne foto: Klodian Rasha, 25 vjeç)

Nisin hetimet


Menjeherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia.

Prokurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Sherbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme.

Vijon puna intensive nga grupi hetimor për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.