"E duam Shqipërinë si gjithë Europa"/ Basha uron 8 Dhjetorin si studentët para 30 vjetësh
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shpërndarë një urim me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ishte thirrja e tyre, teksa kapërcenin barrierat policore dhe dhunën e regjimit.
Basha kërkon që në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit t’i nderojnë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa.
Lulzim Basha: E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Kjo ishte thirrja e tyre, teksa kapërcenin barrierat policore dhe dhunën e regjimit. E duam Shqipërinë si gjithë Europa!
30 vjet më parë, heronjtë e rinisë shqiptare ndryshuan përgjithmonë fatin e Shqipërisë. Ata luftuan për liri, për demokraci, për të drejtat e njeriut - dhe fituan.
Në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit le t'i nderojmë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa!