Flet xhaxhai i të riut që u vra nga policia: Armë? Ata nuk kanë armë në shtëpi
Xhaxhai i Klodian Rashës hedh poshtë pretendimin e policisë se nipi i tij, Klodiani kishte armë.
25 vjeçari u vra nga një polic rreth orës 01:45 ( 8 dhjetor 2020) pranë banesës së tij në rrugën "Dritan Hoxha" në Tiranë.
Në një deklaratë për mediat, xhaxhai i Klodian Rashës, Hasan Rasha tha se Klodiani nuk ka patur asgjë me vete në momentin e ngjarjes, e aq më pak armë.
Ai rrëfeu për gazetarët se nipi kishte dale për të pirë kafe.
"Ka dalë me pi kafe. Ka pas dy hurma në dorë që i ka lënë në ballkon. Tani na kanë thënë që përfundimisht është i vdekur. Ka qenë i sëmurë përpara, por sot ka qenë në punë. Çfarë arme mor zotëri?! Babai ka qenë në gjumë dhe ka shku se “më ka kap djalin policia. Nuk dime asgjë. Dimë vetëm që është në morg", u shpreh ai.
Çfarë prisni nga autoritetet?
"Tani... Edhe në emër të vëllait. Ju jeni të nderuar që vini këtu për të zbardhur këtë punë. Kërkojmë që kjo të zbardhet deri në fund. Unë ju jap një garanci që, vëllai më ka garantu që djali nuk ka patur absolutisht gjë me vete. S' pas armnë. Se nuk ka armë as në shtëpi. Se si ka ndodh, se çfarë ka ndodh më gjatë nuk di", shtoi xhaxhai i 25-vjeçarit.
Sipas Policisë, i riu dyshohet se në momentin që është konstatuar në rrugë nga policia, ka patur me vete diçka që dyshohet se ka qenë një pistoletë.
Lexo edhe:
U qëllua nga policia/ 25-vjeçari mori dy plumba, një në kokë e një në shpatull
Vrasja e 25-vjeçarit, Policia: Pranë vendngjarjes u gjet një pistoletë, dyshohet se…
/a.r, OraNews