'Dita e Rinisë', Rama: 30 VJET janë shumë në rrugën e një njeriu, por jo edhe aq për historinë e një vendi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ditën e 8 dhjetorit, që shënon dhe 30 vjetorin e rënies së komunizmit.

Rama përmes një postimi në Facebook shkruan se 30 vite janë shumë në rrugën e një njeriu por jo në rrugën e historisë së një vendi.

Edi Rama: 30 VJET janë shumë në rrugën e një njeriu, por jo edhe aq në rrugën e historisë së një vendi e sidomos kur kjo është koha e kalimit nga një diktaturë ekstreme, në një demokraci funksionale. Bëhen plot 30 VJET sot nga dita, apo më saktë mbrëmja e daljes së studentëve në rrugën pa kthim të daljes prej diktaturës. Vite të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë sonë dhe një privilegj i jashtëzakonshëm të qenurit pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë kësaj rruge, së bashku me nderin e madh të udhëheqjes së vendit në 7 vitet e fundit, pavarësisht thinjave të shtuara me një shpejtësi marramendëse në këto vite

Lexo dhe:
Rama: Nuk u anëtarësova në PD se e kishin zënë rradhën komunistët, me Saliun në krye