Vrasja e 25-vjeçarit, Policia: Pranë vendngjarjes u gjet një pistoletë, dyshohet se...
Policia e Shtetit del me një tjetër njoftim lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Sipas uniformave blu, pranë vendngjarjes ku u qëllua i riu është gjetur një armë pistoletë që dyshohet se i përkiste atij.
Policia: Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia nën drejtimin e Prokurorit gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhërit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.
Lexo edhe:
Nuk iu bind policisë, qëllohet për vdekje 25-vjeçari në Tiranë
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” ju informojmë se:
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia nën drejtimin e Prokurorit gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhërit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale armë e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë.
Vijon puna intensive nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.