Burg për memet, Taylor: Do cënohet liria e shprehjes

E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora gazetarja britanike Alice Taylor foli për jetën e saj pas 3 vitesh në Shqipëri dhe për ndryshimet në Kodin Penal, që kanë të bëjnë me ndëshkimin e penal për memet.

Taylor: Erdha për tre ditë me pushime dhe mendova se mund të punoja kudo dhe u dashurova me këtë vend. Tani pas tre vitesh kam një vajzë me një shqiptar dhe emri i vajzës është Dea.  

Në ditët e fundit gjej shqetësuese ndryshimet në Kodin Penal në lidhje me ndëshkimet për memet dhe shpifjet. Problemi në lidhje me memet është për dëmtimin e personazhe në imazhe, që është totalisht i diskutueshëm.

Njerëzit e kuptojnë se kur shikojnë një meme është një shaka. Por nëse e bën ndëshkim penal do të ketë një dëm shumë të madh në lidhje me lirinë e shprehjes.

Ata duan të rrisin ndëshkimet për shpifjet dhe kjo mund të përfshijë dhe gjobat që mund të arrijnë në 36 mijë euro ose në burg. Kjo nuk është parë ndonjëherë. Në Europë shpifja është padi civile.