Murati: Alfred Cako, Influencues negativ, nuk duhet lejuar më në studiot televizive shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2020, 22:24
E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora prezantuesja Eva Murati tha se Alfred Cako është shumë negativ dhe nuk duhet lejuar më në studiot televizive shqiptare.
Murati: Influencues shumë negativ dhe që nuk duhet lejuar më në studiot televizive shqiptare është Alfred Cako.
Del publikisht dhe thotë budallallëqet nga më të ndryshme. Ka krijuar një ushtri me konspiracione që thotë mos e mbani maskën dhe mos bëni vaksinën.
Ky nuk është edukim. Ai ftohet dhe lejohet për shkak të klikimet. Mendoj se shteti duhet të ndërhyjë. Ai është një "Sude" interneti.