FOTO/ Gati stadiumi i rradhës për Botërorin, Katar e inauguron më 18 dhjetor

Edhe pse dy vite lag nga starti i "Katar 2022", organizatorët e Botërorit kanë përfunduar ndërtimin e stadiumit të katërt që do të mirëpresë edhe finalet e kompeticionit më të madh futbollistik në glob.

Bëhet fjalë për stadiumin “Al Rayyan”, i cili është ndërtuar në qytetin në kufi me shkretëtirën dhe ka një kapacitet prej 40 mijë vendesh, gjysma e të cilëve do të çmontohen pas Kupës së Botës dhe impianti do të mbetet me rreth 20 mijë ndenjëse.

Inaugurimi i tij do të bëhet më 18 dhjetor, që përkon edhe me Festën Kombëtare të Katarit.

Në këtë stadium janë parashikuar të luhen 7 ndeshje, gjashtë prej të cilave përballje të fazës së grupeve dhe një e fazës së 1/16-ave .

Kupa e Botës “Katar 2022” do të startojë më 21 nëntor të vitit 2022 dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor.