Historike! Për herë të parë një femër gjykon në Champions League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2020, 21:46
Ndonëse rezultati nuk ka asnjë rëndësi sa i përket kualifikimit për në fazën tjetër, ndeshja e të mërkurës mes Juventus dhe Dinamo Kiev, do të hyjë në historinë e Champions League.
Për herë të parë në historinë e kompeticionit më prestigjoz për klube në Europë, arbitër kryesor do të jetë një femër.
Fjala është për francezen Stephanie Frappart që do të vendosë drejtësi në përballjen mes bardhezinjve dhe ukrainasve.
Gjyqtarja 37-vjeçare u bë e para femër që arbitron një ndeshje në kampionatin francez, ndërsa në 2019-ën vuri drejtësi edhe në finale e Europa Leagues mes Liverpoolit dhe Chelseat duke marrë komplimente të shumta për mënyrën e drejtimit.
Në vitin 2019 ajo ishte pjes e arbitrimit në Kupën e Botës për Femra.