Ronaldo zbuloj detajin: Ja pse Maradona mbante dy orë
"Diego lë një trashëgimi të paharrueshme në futboll dhe ka ndryshuar jetën e shumë njerëzve".
Këto janë fjalët e Luís Nazário da Lima Ronaldo për Diego Armandon Maradonën.
Fenomeni ishte mik i “Pibe de Oro”, ndërsa të dy kishin një marrëdhënie të shkëlqyeshme.
"Unë ndiej trishtim të thellë për vdekjen e tij. Ai ishte një person spektakolar dhe i lumtur. Gjithkush drejton jetën e tij private sa më mirë dhe nuk duhet të gjykohet për këtë" .
Ronaldo, tani presidenti i Real Valladolid, gjatë një konference për shtyp, kujtoi një anekdotë historike, e cila daton në një nga takimet e para midis të dyve.
Gjatë një darke, Ronaldo e pyeti Maradonën pse mbante gjithmonë dy orë.]
"Maradona më tha që ia kishte dhënë vajza e tij dhe për këtë arsye ai nuk I hoqi kurrë. Kur mbaroi darka, ai më dha një, por unë unë nuk e pranova. Ai u zemërua dhe më pas e mora. Do ta mbaj gjithë jetën time si një kujtesë të bujarisë dhe mirësisë së tij".
Diego Armando Maradona u nda nga jeta të mërkurën e shkuar, në moshën 60-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak.