Gega i Kukësit mposht virusin dhe kthehet sot në Tiranë, ja doktori shqiptar që u kujdes për të në Turqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2020, 10:21
Një lajm i mirë vjen sot nga Turqia. Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, e ka lënë sot spitalin ku u kurua për virusin Covid 19.
Duke parë ecurinë pozitive, efektin dhe rezultatet pozitive të terapisë, doktorët kanë dalë në konkluzion dhe falë progresit pozitiv që ka qenë shumë i shpejtë duke rregulluar të gjitha parametrat, është lejuar të fluturojë drejt Tiranës.
Siç bëhet me dije nga F.K Kukësi në faqen e tij zyrtare në facebook, Gega mbërrin sot në Rinas në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt do t'i bashkohet ekipit.
Gega u kurua në BHT Clinic dhe doktori specialist që e ndoqi me shumë përkushtim ishte shqiptari Gersi Alisha.
" Në emër të klubit të Kukësit e falënderojmë. Welcome back Gega" thuhet në njoftim.
