VIDEO/ Audioja e fundit e Maradonës para se të vdiste, ja amaneti për të dashurin e ish-gruas

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona.

Disa ditë para se të vdiste, “El Pibe de Oro” i dërgoi një mesazh Mario Baudry, të dashurit aktual të ish-partneres së tij, Verónica Ojeda.

Ai i bëri një kërkesë shumë të veçantë për djalin e tij, Dieguito Fernando. 

“Përshëndetje Mario, unë jam Diego. E di që do të duket e pabesueshme për ty, por unë e shoh mirë Veron. Ajo më tha se është koha që të jetojë me ty. Kujdesu për të dhe për engjëllin tim, që nuk ka krahasim me asgjë”.

Regjistrimi audio u transmetua nga Luis Ventura në programin e tij “Secretos Verdaderos”.

Audio vazhdon me një zë mjaft të qartë dhe të drejtpërdrejtë nga Maradona: “Shikoni, unë kam shumë fëmijë, por ky do të m’i shtojë thinjat. Përqafime”.

Legjenda e futbollit Diego Armando Maradona ndërroi jetë të mërkurën e shkuar pas një ataku kardiak. Ai vdiq pak javë pasi kishte festuar 60-vjetorin e lindjes.