Topkëmba i në zi/ Humb jetën futbollisti 31-vjeçar

Një tjetër ngjarje e rëndë në botën e futbollit. Është ndarë nga jeta në moshën 31-vjeçare për shkak të sëmundjeje të rëndë ish-lojtari i përfaqësueses marokene Mohamed Abarhoun.

31-vjeçari e zbuloi se vuante nga kanceri në stomak në muajin shkurt kur ishte pjesë e Rizespor në Turqi.

Lajmin e largimit të tij nga jeta e njoftoi vetë klubi përmes një deklarate për shtyp.

Kemi mësuar me trishtim lajmin e vdekjes së  Mohamed Abarhoun, i cili trajtohej prej kohësh. Zoti e mëshiroftë dhe ngushëllime të afërmve dhe familjarëve”, shkruhet në deklaratën e klubit.

Abarhoun luajti shtatë vite në Marok për Moghreb Tetouan, ku fitoi dy tituj kampion, para se të transferohej në ekipin portugez Moreirense, të cilin e la vitin e kaluar për t’u bashkuar me Rizespor. Në nivel kombëtareje mbrojtësi ndihmoi ekipin U23 ​​të Marokut që të kualifikohej për Lojërat Olimpike 2012 në Londër dhe u aktivizua në dy ndeshje.

Ai gjithashtu luajti për Marokun në kampionatin e Kombeve Afrikane 2014 si dhe në dy ndeshje miqësore.

Mohamed Abarhoun