Grand Prix i parë pa Hamilton, kampioni i Formula 1 pozitiv për Covid

Lewis Hamilton do të humbasë Grand Prix të Sakhir këtë fundjavë pasi rezultoi pozitiv për koronavorusin. Ndërkohë shoferi i tij zëvendësues është ende në pritje.

Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, doli pozitiv për koronavirusin. Siç konfirmoi FIA sot në një deklaratë, shoferi britanik i Mercedes -it doli pozitiv për Covid-19 pas një prove të detyrueshme të kryer gjatë Grand Prix të Sakhir dhe u zbulua se ishte kontraktuar me virusin.

"Sipas protokolleve aktualë për COVID-19, ai është izoluar dhe kontaktet e tij po gjurmohen,"  tha FIA.

Zhvillimi i fundit sigurisht do të thotë që Hamilton humbet ndeshjen e radhës të kampionatit.

Në tre teste të zhvilluara gjatë javës së kaluar, shoferi i Mercedesit kishte dalë negativ, por të hënën ai shfqai simptoma të lehta.

Në të njëjtën kohë ai u informua se një kontakt i tij para mbërritjes së tij në Bahrein ishte testuar pozitiv për Covid-19.

Mercedes thotë se ata do të njoftojnë zëvendësimin e përkohshëm të Hamilton "në kohën e duhur". Stoffel Vandoorne dhe Esteban Gutierrez janë drejtuesit rezervë të skuadrës.

Ky do të jetë Grand Prix i parë që Hamilton ka humbur në karrierën e tij.

Ai përfundoi kampionatin e tij të shtatë botëror për barazimin rekord tre javë më parë në Turqi. 

Hamilton është shoferi i tretë i F1 që kontrakton Covid-19 këtë sezon pas Sergio Perez dhe Lance Stroll të Racing Point.