Doli pozitiv për Covid, portieri i kombëtares shtrohet në spital

Vetëm katër ditë pas karantimit në banesë, portieri dhe kapiteni i Kombëtares Etrit Berisha i cili rezultoi pozitiv për Covid 19 është shtruar në spital. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i SPAL.

"Pasi doli pozitiv për Covid 19 të Premten  me 27 Nëntor, në orët e fundit portieri bardheblu Etrit Berisha u shtrua në spital në departamentin e specializuar për Covid-19  në spitalin Cona për të kryer teste klinike" thuhet në njoftim.

Berisha nuk është i vetmi që rezultoi pozitiv në Kombëtaren shqiptare pasi një ditë para ndeshjes me Bjellorusinë Elseid Hysaj pati të njëjtin fat të keq.

Ndërkohë futbollistët e tjerë kuqezi që kanë rezultuar pozitiv edhe pse jo në kohën kur ishin me kuqezinjtë janë Thomas Strakosha, Marash Kumbulla, por edhe Myrto Uzuni.